Më 13 Qershor, Prespa çel zyrtarisht sezonin turistik 2026, duke mirëpritur vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë në një ditë festive kushtuar natyrës, kulturës, traditës dhe mikpritjes prespare.
Mes peizazheve të mrekullueshme të liqenit, trashëgimisë së pasur kulturore dhe shijeve autentike të zonës, vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë një program të larmishëm me aktivitete artistike, muzikore, sportive dhe promovuese.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj feste që shënon fillimin e një sezoni plot gjallëri dhe përvoja të paharrueshme në një nga destinacionet më të bukura turistike të Shqipërisë.
